E ndërsa Florentino Perez vazhdon të punojë në fshehtësi për transferimet, futbollistët e Real Madrid shijuan një stërvitje argëtuese këtë të premte.

Ata kryen ushtrimin "toka është llavë", lojë e cila ka si rregull që topi nuk duhet të bjerë në tokë. Dhe mesa duket ekipi i parë e realizoi me sukses këtë ushtrim.

Videoja e cila u shpërnda nga vetë klubi në Twitter, tregon lojtarët që kanë formuar një rreth dhe mbajnë topin në ajër deri sa në fund Marcelo vendos që ta gjuajë atë drejt portës.

/Ora News.tv/