Ky është momenti i frikshëm kur një avion me 96 persona në bord u detyrua të bënte një ulje emergjente pas "shpërthimit" të motorit.

Motori është parë i varur në njërin krahë të avionit duke qendruar fare lirshëm dhe udhëtarët pohuan se panë tymin shpejt pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Manas në Kirgistan të Rusisë, shkruan "Mirror".

Aeroplani i Tez Jet u detyrua të kthehej në pistë pas skenave alarmuese, përkatësisht pasi piloti kishte kërkuar ulje emergjente.

Pamjet e pasagjerëve tregojnë ndarjen e njërit prej katër motorëve në Aeroportin Britanik RJ-85.

/Ora News.tv/