Në episodin e kaluar të "Keeping Up With The Kardashians", familja fluturoi për pushime në Bali. Në një pjesë të shkurtër që transmeton episodin e rradhës, Kim dhe Khloe Kardashian vizitojnë një mjek popullor.

Gjërat filluan të bëhen të cuditshme kur mjeku Ratu filloi të gromësinte ndërkohë që lexonte për të pastruar energjinë e tyre.

Klipi nis me Kim që shtrëngon dorën me mjekun, ndërsa Khloe dëgjohet duke thënë: "Ky është njeriu që doja të takoja."

Motrat flasin në kamera duke treguar se kishin kërkuar për një mjek popullor dhe shumë persona i kishin sugjeruar Ratu. Episodi vijoi me mjekun që mbylli sytë dhe pastroi fytin me disa gromësima para se të fillonte.

/Ora News.tv/