Tmerr, tmerr, tmerr! Gent Zenelaj rrëfen jetën studentore duke bastisur dhoma me levë

Tmerr, tmerr, tmerr! Gent Zenelaj rrëfen jetën studentore duke

Para shumë vitesh, Gentian Zenelaj u shpërngul nga Lezha për të ndjekur studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë. Për këtë arsye, ai duhet të jetonte në konviktet e Tiranës, të cilat i konsideron si një "tmerr".

I ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit" në Ora News, Genti tregoi se çfarë përjetoi në ditën e parë të jetës së tij në Qytetin Studenti.

Gentian Zenelaj: Tmerr, tmerr, tmerr! Kam jetuar në Qytet Studenti, ka qenë një tmerr. Kur hyra për herë të parë pësova një shok sepse ishin 4 mure të bardha dhe nuk kishte asgjë dhoma. Më thanë kjo është dhoma jote, nuk kishte çelës. 

Kam dalë me vrap, kam blerë dy revista dhe i ngjita në mur se me dukej vetja si mi laboratori dhe kam dalë në dhoma të tjera me një levë dhe kam bastisur dhoma për të marrë një dollap, një gjë këtu, një atje për të krijuar një dhomë. Për ato që kanë jetuar në ato vite duhet të kujtojnë dushet. Vetëm ata që zgjoheshin në 5 dhe ata që zbrisnin 5:05 poshtë gjenin ujë të ngrohtë. 

Ndonëse kanë kaluar shumë vite, kushtet e konvikteve nuk janë përmirësuar dhe këtë e kanë treguar studentët në protestat që po zhvillohen që prej muajit dhjetor.

EMISIONET