Tjetër valë shpërthimi nga vullkani "Kilauea”

Tjetër valë shpërthimi nga vullkani "Kilauea”

Një tjetër valë shpërthimi nga vullkani “Kilauea” në Havai ka shpërndarë sasi të shumta hiri në një perimetër prej mbi 9 kilometrash  të enjten, ndërsa banorët e Big Island u paralajmëruan të gjenin strehim, pasi retë e dendura të tymit pushtuan zonën.

Shpërthimi u regjistrua rreth orës 04:15 me orën lokale. Stafi që mbante në vëzhgim vullkanin është  evakuuar.

Banorët që jetojnë në një qytet afër, kanë raportuar për pluhur dhe re hiri që janë përhapur pas shpërthimit.

Agjencia për menaxhimin e emergjencave në Haëaii i këshilloi njerëzit në zonën e prekur nga hiri të qëndrojne në shtëpitë e tyre, nëse është e mundur.

“Observatori hauaian i vullkaneve raporton për një shëprthim të fuqishëm së fundi. Hiri do të mbulojë zonën përreth. Strehohuni ku të mundeni, nëse ndodheni në perimetrim e rrezikut”, u deklarua nga Mbrojtja Civile e Havait përmes një paralajmërimi telefonik.

Llava që ka dalë gjatë dy javëvë të fundit ka shkatërruar të paktën 26 shtëpi dhe 10 struktura të tjera.

Krateri ndodhet brenda Parkut Kombëtar të vullkaneve të Havait, i cili është mbyllur që nga 11 maji dhe ishte në gjendje gatishmërie.

Zyrtarët thanë se nuk presin që ky shpërthim të jetë vdekjeprurës.

"Kilauea" është një nga vullkanet më aktive në botë. Nga shpërthimi i saj në vitin 1924, ka vdekur një person.


EMISIONET