Tjetër tërmet në Borsh

Pas tërmetit të fuqishëm 4.8 ballë në Vlorë, një tjetër me një magnitudë më të lehtë është regjistruar sot në orët e para të mëngjesit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit tërmeti 2.1 ballë ra në orën 03:12 minuta. Ai e kishte epiqendrën 4 km në lindje të Borshit dhe kishte një thellësi prej 19 km.

Ndërkohë tërmeti i ditës së djeshme shkaktoi dëme materiale në 5 banesa në fshatin Kuç. 4 prej banesava kane dëmtime te lehta dhe 1 u dëmtua më rëndë.

EMISIONET