Tjetër skuadër në gjurmët e De Biassit

Tjetër skuadër në gjurmët e De Biassit

Tjetër alternativë për Gianni De Biassin. Pasi u përfol se ka nisur kontaktet me federatën azere, ish-trajneri i kombëtares shqiptare është një alternativë konkrete për të zëvendësuar teknikun Gianluca Grassadonia te skuadra e Foggia, i cili është shumë pranë shkarkimit për rezultate të dobëta.

Megjithatë, De Biassi nuk është e vetmja alternativë për kuqezinjtë, ku në listën e tyre ndodhen edhe emra të rëndësishëm të trajnimit italian, si Delio Rossi, Gigi Delneri, Massimo Drago dhe Marco Baroni.

Klubi kuqezi ndodhet në zonën e ftohtë në Seria B, duke numëruar vetëm 9 pikë pas 14 takimesh. Kujtojmë që Foggia është penalizuar me 8 pikë nga Federata Italiane, duke i pozicionuar kështu në vendin e parafundit, krah Livornos, e cila numëron 9 pikë.

EMISIONET