Tjetër aksident në Kavajë, trafiku bllokohet për 20 minuta

Tjetër aksident në Kavajë, trafiku bllokohet për 20 minuta

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Gosës së Vogël në Kavajë. 

Një furgon është përplasur me dy kamionë ndërsa njoftohet se nga kjo ngjarje ka pasur vetëm dëme materiale.

Aksidenti ka shkaktuar bllokim trafiku për rreth 20 minuta. 

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me shkakun e përplasjes mes tri mjeteve.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës, një makinë që drejtohej nga një 30 vjeçari përplasi për vdekje vjehrrin dhe nusen e tij ndërsa djali 8 vjeçar ndodhet në spital. 

EMISIONET