Partizani rikthehet te titulli kampion pas 26 vitesh. Të kuqtë fituan titullin e 16-të në historinë e klubit në derbin e javës së 33-të ndaj Tiranës. Gjithsesi titullin e mori në javën e 35-të, menjëherë pas barazimit 1-1 ndaj rivalit të këtij sezoni, Kukësit. Pas triumfit, për mikrofonin e Rtv Ora folën protagonistët e këtij triumfi.

Armand Duka-President i FSHF-së

Partizani e ka merituar këtë titull. E kemi uruar edhe më parë por Kupën ia kemi dhënë zyrtarisht sot. E ka merituar. E ka udhëhequr me meritë gjithë kampionatin. Pothuajse në çdo javë ka qënë i pari në klasifikim. E ka respektuar garën. E ka organizuar mirë dhe nuk besoj se ka ndonjë pikëpyetje në aspektin sportiv që Partizani të ishte kampion i këtij viti.

Gazmend Demi-President i Partizanit

Partizani ka pritur 26, unë është viti i gjashtë që pres. Por vitet e fundit më emocionale. E vërteta është që dominuan, bindëm. Ishëm në formë, sidomos stafi teknik. E sigurtë që do të kthehet në biznes. Ne kemi dalë gjithmonë me humbje. Kemi një ekip që nuk ka një fushë të veten. U zhvesh si u zhvesh, tani do të merremi me këtë punë. Por patjetër që do e kthejmë në biznes. Në asnjë mënyrë, mikun tim do e uroj për vendin e dytë. Asnjë gjë. Respekt.

Olsi Rama-Drejtor sportiv i Partizanit

Në fillim të edicionit nuk ishte pretenden kryesor, por me veten tonë kishim marr një objektiv, një qëllim dhe të jepnim maksimumin. Do të vijojmë me të njëjtën motivim dhe punë. Se ku do të arrijmë do të shikojmë. Do të varet nga ne, na fati pasi janë shumë element të tjerë që e bëjnë të bukur futbollin.

Alban Hoxha-Kapiten i Partizanit

Është një emocion i papërshkrueshëm. Shumë pak veta mund ta provojnë këtë. Është dyfish edhe kur je kapiten i skuadrës. Festa ikën shpejt dhe duhet të shikojmë për vitin tjetër. Nuk duhet të kënaqemi me kaq. Kemi një projekt që të dalim për vite rrjesht kampion dhe shpresoj që të vazhdojmë.

Skënder Gega-Trajner i Partizanit

Jam i kënaqur që ia dolëm me sukses dhe sollëm titullin pas 26 vitesh. Jam krenar për atë që kemi bërë. Sakrifica dhe korrektësia dhe kjo na ka sjell këtu. Tani do të ulemi me klubin dhe do të diskutojmë se kush do të jetë në përbërjen dhe në planet për sezonin e ardhshëm. Sot për sot nuk kanë

/Ora News.tv/