Titulli kampion, ja skenarët që favorizojnë Partizanin

Titulli kampion, ja skenarët që favorizojnë Partizanin

Partizani është një hap larg titullit që mungon në vitrinën e trofeve prej 26 vitesh. Distanca prej 10 pikësh me ndjekësin më të afërt, Kukësin shton optimismin te të kuqtë, që e synojnë titullin prej kohësh.

Gjithsesi, deri sa matematika ta lejojë, në garë për titull është skuadra e Kukësit. Me 12 pikë në lojë gjithçka mund të ndodh. Por si mund të shpallet Partizani kampion? Këtë fundjavë, Kategoria Superiore luan javën e 33-të të saj. Të kuqtë luajnë në derbin e kryeqytetit kundër Tiranës, ndërkohë që Kukësi mat forcat me Luftëtarin.  

Në rast të një fitoreje eventuale të Partizanit ndaj bardhebluve, të besuarit e Skënder Gegës do të shpallen fitues të titullit të Superiores, pavarësisht rezultatit që Kukësi arrin në Gjirokastër. Gjithashtu, të kuqtë mund të shpallen kampion edhe me një barazim, nëse Kukësi barazon ose mposhtet nga bluzinjtë.

Por, titulli mund të bëhet i Partizanit edhe nëse këto të fundit humbasin në derbi. Distafa e Kukësit i shpall automatikisht kampion të kuqtë, pasi distanca prej 10 pikësh i jep të drejtë. Pas kësaj fundjave në lojë mbesin edhe 9 pikë, numër i favorshëm për Partizanin që në kombinimet e lartpërmendura do të shpallet automatikisht kampion.

Ndërkohë, në rast se Partizani mposhtet dhe Kukësi fiton, të kuqtë kanë mundësi për tu shpallur kampion në rast se në takimin e javës së 34-të mes tyre dhe verilindorëve marrin një barazim. Kombinime mjaft të volitshme për Partizanin dhe për këtë fakt beson verbërisht te titulli.

EMISIONET