Tre ditë më parë nuk ishte gjë tjetër veçse një hapësirë e mbuluar nga betoni dhe tavolinat e lokalit në katin e parë të një pallati. Por nga sot, në rrugën "Muhamed Gjollesha" pranë Fakultetit të Inxhinierisë është shtuar një lulishte e re duke u rikthyer qytetarëve hapësirën e munguar në gjithë këto vite.

 Siç mund të shihni edhe nga kjo video, brenda tre ditëve, punonjësit e ndërmarrjes së Bashkisë së Tiranës larguan inertet e krijuara nga prishja e ndërtimit pa leje dhe bënë mbjelljen e pemëve të reja që do të mund të përdoret tashmë nga gjithë banorët e pallateve përreth.

 Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projekteve për zgjerimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet dhe vendosjen e tyre në shërbim të qytetarëve. Nisma “Tirana në punë” ka sjellë lirimin e hapësirave, rikualifikimin urban dhe ndërtimin e disa kënde lojërash për fëmijë në zona të ndryshme të kryeqytetit gjatë këtyre 3 viteve.

/Ora News.tv/