Tiranë, zjarrfikësi rreh gruan dhe fëmijët

Tiranë, zjarrfikësi rreh gruan dhe fëmijët

Një inspektor zjarrfikëseje të Tiranës, është arrestuar për akuzën e dhunës në familje.

Inespektori i zjarrifkëses, L.H është arrestuar për veprën penale të "torturës" dhe "dhunës në familje"

"Arrestimi u krye pasi në mënyrë sistematike dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve" informon ministria e Brendshme përmes një njoftimi për shtyp.

Familjarët lajmëruan në numrin e emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA.

Për familjarët është lëshuar urdhër mbrotjeje.

EMISIONET