Tiranë, i riu vritet me thikë në Kombinat

Tiranë, i riu vritet me thikë në Kombinat

Një 30-vjeçar është vrarë me thikë gjatë mbrëmjes së 11 tetorit 2018. 

Ngjarja e rëndë u shënua në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat.

Sipas policisë, viktima është identifikuar me iniciale H. H., 30 vjeç.

Në njoftimin zyrtar Policia e Tiranës sqaron se fillimisht 30 vjeçari ka marrë plagë në trup me mjet prerës.

Në lidhje me ngjarjen policia shpalli në kërkim shtetasin M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.

"Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin  H. H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital", thuhet në njoftimin e policisë.

EMISIONET