Një sherr mes dy nxënësve të klasës së 10-të ka lënë të plagosur lehtë shoqen e tyre që ka ndërhyrë për ti ndarë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:00 të paradites së sotme në gjimnazin "Eqerem Çabej" në kryeqytet.

Gjithçka ka ndodhur në orën e Informatikës, ku nxnënësit  I. Xh. dhe F.R, të dy 15 vjeç, janë konfliktuar me njëri -tjetrin.

Për ndarjen e tyre ka ndërhyrë mësuesja dhe nxënësja J.S, e cila është plagosur aksidentalisht me thikë në pjesën e ballit.

Ajo ka marrë mjekim në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Burime nga Ministria e Arsimit bëjnë me dije se shkolla ka pezulluar dy nxënësit I. Xh. dhe F.R. deri në përfundim të hetimit.

/Ora News.tv/