Tiranë, merr jetë nisma e minibibliotekave të hapura

Tiranë, merr jetë nisma e minibibliotekave të hapura

Keni libra per te falur? Doni t'i shkembeni me miqte, me të njohur dhe te panjohur? tani e keni këtë mundësi përmes nismës për minibliotekat kreative të hapura.

Me qëllim rritjen e numrit të dashamirësve të librit, sidomos tek të rinjtë, Ambasada amerikane në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës mundësoi takimin tek shtëpizat e vogla të librit vendosur tek Parku i Liqenit Artificial në Tiranë.

Kumbaro: Libri nuk ka humbur. Ju fëmijë kur keni ditëlindjen mos çoni zarfe me lekë. Shkoni blini një libër dhe lexojeni bashkë. Edhe unë sot mor disa libra nga biblioteka e fëmijëve të mi.

Nën petkun e prindërit, ministrja e arsimit, Lindita Nikolla, në takimin organizuar në formën e argëtimit, i bëri thirrje qytetarëve për të pasuruar bibliotekën personale me njohuri shtesë falë librave.

Nikolla: Të fillojmë që nga nesër në rrjetet sociale të çojmë nga foto të librit tonë më të dashur. Për të vijuar me leximet në shkolla, në klasa, në orët e kujdestarisë.

Të shumtë kanë qenë prindërit që bashkë me fëmijët e tyre janë bërë pjesë e nismës së minibibliotekave kreative, duke dhuruar libra, dhe njëkohësisht duke marrë mbrapsht të tjerë të palexuar prej tyre.

/Ora News/

 

 

EMISIONET