Arrestohet  autori i dyshuar për vjedhje Arben Muka. 38 vjeçari mësohet se është me banim në Tiranë dhe vidhte kryesisht biçikleta, por edhe veshje dhe  ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes. Komisariati nr.3 i Policisë, Tiranë ka bërë të mundur arrestimin e tij, pasi bëri zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve që ky shtetas ka kryer më parë.

Vjedhjet e 38 vjecarit 

" Më datë 24.01.2018, rreth orës 17:50, në rrugën” Sulejman Pasha”, dyshohet se Arben Muka ka vjedhur një biçikletë elektrike në pronësi të shtetasit L.J., 34 vjeç 

- Më datë 21.02.2018 , në rrugën “Zela” dyshohet se ka vjedhur veshje të ndryshme në një magazinë në pronësi të shtetasi D.T., 59 vjeç. 

- Më date 07.01.2018 , në rrugën “Bulevardi Zogu i Pare ”, dyshohet se ka vjedhur biçikletën, në pronësi të shtetasit R. Xh., 35 vjeç. 

- Më datë 16.01.2018 , në "Rrugën e Durrësit ”, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. V., 22 vjeç. 

- Më datë 17.01.2018 , në rrugën “Kont Urani ”, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit F. C., 41 vjeç.

- Më datë 16.02.2018 , në rrugën “Bulevardi Zogu i Parë”,  dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit E.K., 66 vjeç"

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe të vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer. Materialet  iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.


/Ora News.tv/