Sërish krim i rëndë në familje.  Rreth orës 06:00 të mëngjesit të së martës, (12 shkurt)  në lagjen Allias të Tiranës, 44 vjeçari Alket Arapi, punonjes i Gardës së Republikës ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36 vjeçe Ervilma Seferaj.

Kanë qenë banorët e pallatit që kanë sinjalizuar policinë për ngjarjen. Menjëherë pas kësaj kanë mbërritur efektivët e komisariatit katër të cilët e kanë ndaluar brenda banesës 44-vjeçarin. Ndërsa mësohet se ai nuk ka bërë asnjë rezistencë në momentin kur është ndërhyrë.

Çifti kishte dhe një fëmijë 3 vjeçar, e cila është gjendur në dhomë ngjitur me ambientin ku ishte kryer krimi.

Dyshimi i ngritur nga hetuesit ëhstë konflikti i çastit, por nuk është përjashtuar as xhelozia. Medja mësohet se Arapi ka shprehur dyshime dhe në  dëshminë e dhënë në komisariat.

Fqinjët shprehen të tronditur nga ngjarja teksa shprehen se ishin një familje e mirë.

Alket Arapi kishte 21 vite pune ne gardë.

Prej janarit në Shqipëri janë regjistruar 5 vrasje të grave. Në  fillim të janarit në Ballsh bashkëshorti vrau gruan dhe kunatën. Ndërsa në Vlorë burri mbyti gruan me duar. Po ashtu dhe në Tiranë dhëndrri pas debateve me bashkëshorten ekzekutoi vjehrrën dhe vjehrrin.

/Ora News.tv/