Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, bazuar në prova, arrestuan në flagrancë 3 shtetasit: P.P., 45 vjeç, D.D., 47 vjeç dhe A.P., 35 vjeç, nga Babrruja" njofton policia.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 3 shtetasit L.M., R.N. dhe B.P. për të njëjtën vepër penale.

Nga ana e policisë vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë për shtetasit e shpallur në kërkim.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


/Ora News.tv/