Tirane, arrestohet hajduti i celularëve tek sheshi "Skenderbej"

Tirane, arrestohet hajduti i celularëve tek sheshi "Skenderbej"

Një 35 vjeçar është arrestuar si autori i një sërë vjedhjesh që kanë ndodhur në sheshin "Skënderbej" por dhe në rrugë të tjera kryesore të Tiranës.

Efektivët e komisariatit nr 3 kanë arrestuar Indrit Beqja , 35 vjeç, banues në Manez-Durres.

Vjedhja e fundit ishte dje, 21 janar 2018, kur  rreth orës 14:00, në rrugën “Mine Peza”, i ka vjedhur telefonin shtetasit të mitur K. P, 17 vjeç.

Policia informon: Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas  dyshohet dhe si autor i  6 ngjarjeve  ndodhura më parë :

-              Më datë 14.01.2018 në rrugën ”Myslym Shyri” dyshohet se ka vjedhur motorrin tip “Piaggio”, ne pronësi te shtetasit E.S.,39 vjeç.

-              Më datë 01.01.2018 te Sheshi “Skenderbej” dyshohet se ka vjedhur telefonin shtetases E.N. 25 vjeçe.

-              Më datë 03.01.2018, në  rrugën ”Ded Gjo Luli” dyshohet se ka vjedhjur telefonin shtetases S.C 21 vjeçe.

-              Më datë 05.01.2018 te Sheshi “Skenderbej” dyshohet se ka vjedhur telefonin shtetasit F.P. 24 vjeç

-              Më datë 06.01.2018 ne rrugën“Jordan Misja” dyshohet se ka vjedhjur telefonin e shtetasit  G.V., 36 vjeç.

-              Më datë 07.01.2018 në bulevardin ”Zogu i Pare” dyshohet se ka vjedhjur telefonin XH.B, 21 vjeçe.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe  të tjera vjedhjeve që keta shtetas dyshohet se mund të kenë  kryer.

Indrit Beqja ishte shpallur në kërkim dhe për llogari të Komisariatit të Policisë Durrës për vepren penale “ Vjedhja”.

Materialet  i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET