Qëlluan me armë 18 vjeçarin në Selitë, pas babait arrestohet edhe i biri

Qëlluan me armë 18 vjeçarin në Selitë, pas babait

Një 18-vjeçar është plagosur me armë zjarri në zonën e Selitës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45, ku është qëlluar me armë zjarri shtetasi M.Sh.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia thotë se i plagosuri mori plagë në këmbë, ndërsa u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Brenda pak orësh, janë identifikuar edhe dy autorët e ngjarjes.

Policia arrestoi fillimisht shtetasin, Abedin I., 56 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa në orët e darkës u prangos edhe djali i tij, Stelio I., 22 vjeç.

"Atë dhe bir, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e Selitës” plagosën në këmbë me armë zjarri shtetasin M. Sh., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia.

Po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në ngarkim të dy autorëve. Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET