Tirana injoron ditën pa makina

Tirana injoron ditën pa makina

Në ditën pa makina, të gjithë lëvizën me makina në Tiranë. Por qeveria ka marrë një vendim të rëndësishëm për të reduktuar nivelin e ndotjes. Në janar të vitit 2019, nuk do të lejohen të importohen automjetet që janë përdorur mbi 10 vjet, pra para vitit 2009. Ministri Klosi sqaroi se nuk preken aktualisht makinat që janë në qarkullim.

22 shtatori është dita pa makina, por rrugët e Tiranës shënuan një lëvizje normale të automjeteve.

Pavarësisht ndërgjegjësimit ndër vite dhe iniciativave të ndryshme mjedisore, ende duket e vështirë që të këtë një sensibilizimin të tillë në të vetmen ditë dedikuar biçikletave apo ecjes në këmbë.

Por për të ulur nivelin e ndotjes që shkaktohet përmes lëshimit të gazrave nga djegia e karburanteve, qeveria ka marrë vendimin për të mos importuar në vitin 2019 automjetet qw janë përdorura mbi 10 vjet.

Kjo do të thotë që në janar automjetet e përdorura para vitit 2009 nuk do të lejohen më të hyjnë në vendin tonë. Për të sqaruar më tepër vendimin, Ministri Klosi takoi grupet e interesit.

Klosi: Ajo që duam të bëjmë sot, që po kalojmë  në qeveri, është një vendimmarrje për të bllokuar makinat të cilat janë në në një moshë më të madhe sesa 10 vjet. Kam kuptuar që në këtë vit që ne kemi bërë këtë diskutim ka pasur shumë komente dhe prandaj jemi këtu për të bërë një diskutim të hapur me komunitetin tuaj, të bëjmë një diskutim të hapur përsa i përket të mirave dhe të këqijave, të komuniteteve që ka kjo nismë dhe për të qenë ballëhapur para qytetarëve për t’u thënë që e gjtha kjo bëhet vetëm për njerëzit e thjeshtë.

Për këtë ministri Klosi iu referua raporteve shëndetësore për pasojat në shëndetin e qytetarëve.

Klosi: Ne flasim për shëndetin dhe kur bëhet  biseda për shëndetin nuk ka nevojë që të bësh asnjë bisedë tjetër, Kur flitet sesa shumë janë shtuar problematikat e sëmundjeve në vetëm vitet e fundit në vendin tonë  që vijnë nga ndotja e ajrit, nga makinat në vendin tonë nga viti 2012  në  2015 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ne kemi 23%  më shumë sëmundje të njerëzve nga ndotja. Dhe për këtë ne duhet të marrim veprime  drastike për të kufizuar ndotësit dhe prandaj marrim këtë mekanizëm drastik sepse duam që të reduktojmë në maksimum ndotjen e ajrit.

Klosi beson se kjo është një politikë që do të krijojë standarte të vërteta në tregun e makinave duke e renditur Shqipërinë në krah të vendeve që prej vitesh kanë këtë kufizim dhe duke shmangur njëherë e mirë edhe futjen e makinave në Shqipëri për skrap.

EMISIONET