Tirana në solidaritet, Bashkia dhe vullnetarët ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet

Tirana në solidaritet, Bashkia dhe vullnetarët ndihma për

Bashkia e Tiranës iu ka ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga përmbytjet. Rrjetit të vullnetarëve iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili tha se solidarizimi për situatën është edhe fryma e Tiranës. Ai garantoi banorët se brenda ditës së do të normalizohet situata me ujin e pijshëm.

Familjeve të prekura nga përmbytjet iu kanë ardhur në ndihmë edhe Bashkia e Tiranës. Së bashku me rrjetin e vullnetarëve, kryebashkiaku Erion Veliaj, iu shpërndau ndihma ushqimore, batanije e veshmbathje familjeve në zonën e ish-Institutit, në Njësinë 8, në Njësinë 4 pranë Bregut të Lumit dhe në Njësinë 6.

Veliaj: Jam shumë krenar sot për Tiranën. Tirana, kur shikon se ka një nevojë solidarizohet, kur shikon një problem e zgjidh, kur shikon një krizë mobilizohet dhe besoj se kjo është fryma e Tiranës, kjo e bën qytetin tonë të jetë një qytet unik në raste të tilla. Sot do të vazhdojmë me ndihma në njësinë 11, në njësinë 8 dhe në njësinë 4. Kemi të gjitha listat e familjeve me ndihmë ekonomike. Pra, tani që mbaruan shirat kemi mundësi që të shkojmë tek çdo familje që është në listën tonë.

Sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve të Tiranës garantoi qytetarët për normalizim të situatës.

Veliaj: Sot balta po dekandon, po i afrohemi parametrave ku mund të bëjmë filtrim normal të ujit dhe brenda ditës së sotme, Tirana do të kthehet në normalitet. 

Kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje edhe bizneseve të tjera dhe çdo qytetari që kërkon të kontribuojë në këtë situatë që të ofrojë ndihmën e vet qoftë në ushqime apo materiale veshmbathje.

EMISIONET