Tirana me një hyrje të re, rehabilitohet rruga e Kombinatit

Tirana me një hyrje të re,  rehabilitohet rruga e Kombinatit

Hyrja nga Kombinati për në Tiranë ka marrë një pamje krejtësisht të re, Bashkia e Tiranës ka realizuar rikonstruksionin e plotë të segmentit rrugor nga mbikalimi i Shkollës Teknologjike deri në Kombinat, si hyrja e katërt e kryeqytetit.

Rruga e re ka jo vetëm trotuare të rinj, por edhe një rrjet të ri të ujësjellës kanalizimesh.

Ky aks ka në të dyja krahët korsi të dedikuara për biçikletat, çka do të jetë një shtysë edhe më shumë për përdorimin e dyrrotakëve si një alternativë, jo vetëm me më pak kosto, por edhe më e shëndetshme për lëvizjen në Tiranë.

Zgjidhje ka marrë edhe çështja e ndriçimit dhe e sinjalistikës. Bashkia ka vendosur sinjalistikën e plotë dhe e gjithë kjo rrugë është tërësisht e ndriçuar duke krijuar më shumë siguri si për drejtuesit e automjeteve, ashtu edhe për qytetarët.

EMISIONET