Tirana bën "poker", Apolonia surprizon Bylisin

Tirana bën "poker", Apolonia surprizon Bylisin

Grupin B i  Kategorisë së Parë ka luajtur sot javën e 18-të, me takimet që kanë dhuruar dhe surpriza.

Tirana arriti të fitonte lehtësisht në shtëpi ndaj Shënkollit me shifrat 4-1, duke mos e vënë për asnjë moment në dyshim sfidën.

Bardheblutë vazhdojnë të kryesojnë grupin, duke qënë pretendenti kryesor për t'u ngjitur në Superiore.

Rezultat befasues në Ballsh, teksa Bylisi ishte në avantazhin e dy golave përballë Apolonisë, por ballshiotët u barazuan në pjesën e dytë nga fierakët.

EMISIONET