Prurjet e Tiranës nuk kanë të sosur.

Pasi zyrtarizoi sulmuesin, Ismael Dunga dhe mbrojtësin, Kostandin Kariqi, bardheblutë prezantojnë 3 goditjet e radhës në ditën e sotme. Pano Qirko është një tjetër përforcim për portën e kryeqytetasve. Futbollisti 20-vjeçar ka nënshkruar sot për 3 vite bardheblu.

Ish-portieri i Flamurtarit, Qirko është një futbollist me të ardhme dhe vjen te Tirana si një investim dhe përforcim me vlera për portën bardheblu.

Qirko bëhet futbollisti i 4-të që vjen nga Flamurtari, pas Torassa, Kale dhe Bathës. Gjithashtu, Tirana transferon Edvan Bakaj nga Luftëtari për një vit, si dhe rinovon edhe për një tjetër sezon me Ilion Likën.





/Ora News.tv/