Tinguj koreanë në Shkodër

Tinguj koreanë në Shkodër

20 muzikantë nga Korea e Jugut i dhanë Shkodrës disa orë ndryshe.

Kanë muzikë interesante, argëtuese për ata që nuk e kanë hasur më parë, por për traditën koreane me domethënie të fortë.

I këndohet një jete më të mirë. Pongmul është një nga këngët që këndohet shumë shpesh. Ajo shpreh gëzimin e fermerit gjatë të korrave.

Muzikantja Chong Young Tong:  “Kjo është muzikë tradicionale koreane, jemi të fokusuar në veglat e perkusionit, si Janggo, Sogo, Xing. Ne me këtë muzikë bekojmë Shqipërinë dhe Shqiptarët. Ky është misioni që ne kemi. Duam të shpërndajmë  kulturën tonë tradicionale në vende të ndryshme në botë. Përveç veglave muzikore kemi edhe veshjet tradicionale. Ku janë ngjyrat blu që është qielli, e verdha është toka, dhe e kuqja është njeriu."

Shkodranët por edhe turistë të shumtë shijuan muzikën dhe performancën e veçantë që vjen nga lindja e largët.

EMISIONET