Trump i kërkoi Tilerson dorëheqjen pak ditë më parë

Trump i kërkoi Tilerson dorëheqjen pak ditë më parë

Rex Tillerson nuk ka folur me presidentin Trump dhe nuk e di ende arsyen e shkarkimit të tij, bën të ditur një zyrtar i Departamentit të Shtetit cituar nga CNN.

Ndërkohë përmes postimit në Twitter Trump njoftoi sot se zëvendësuesi do të ishte drejtori i CIA-s Mike Pompeo.

Ndryshimi i i Sekretarit të Shtetit vjen në një moment kur SHBA po angazhohet në negociata delikate me Korenë e Veriut lidhur me programin bërthamor dhe me takimin e parashikuar të mbahet me Kim Jong Un në pranverë.

Duke folur për reporterët e Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se ai respektonte 'inteligjencën"  por "mendoj se Rex do të jetë më i lumtur tani" tha Trump.

Sekretari për mediat në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders i tha reporterëve se Trump i kishte kërkuar më përpara që Tillerson  të dorëhiqej.

Një zyrtar i administratës tha se Trump i kishte kërkuar dorëheqjen Tillerson që të premten.

Vetë Tillerson nuk ka folur fare me Trump dhe nuk e di ende arsyen e shkarkimit të tij, tha nënsekretari për diplomacinë Publike Steve Goldstein.

Trump kishte kërkuar Pompeon si sekretaren e tij të shtetit për muaj të tërë, dhe Shtëpia e Bardhë kishte filluar të planifikonte që të marrë vendin e punës vjeshtën e kaluar, thanë burimet për CNN.

Burimet pranë presidentit thonë se ishte e qartë që Tillerson nuk e mbështeste Trump. Ata thonë se Tillerson do të drejtonte politikën e jashtë në mënyrën e tij pa presidentin. Madje dhe Trump nuk e ndjente se Tillerson e mbështeste tha një burim për CNN

EMISIONET