Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit i ftuar në emision "Top Show Magazine" është përlotur nga një surprizë e stafit.

Arsyeja ishte tatuazhi që Lekë Dobruna, ish-luftëtar i UÇK-së, ka bërë në këmbën e tij.

Aty shfaqej momenti kur Lorik Cana mbërtheu poshtë tifozin serb që hyri në fushë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri të luajtur më 8 Tetor 2015.

 “Ishte akt spontan, ndaj një tifozi që nuk kishte çfarë kërkonte në fushë. Leka ka qenë krenar me aktin tim, ndërsa unë jam krenar me atë që përfaqëson ky njeri. Kur më ftuat në emision, isha i sigurtë që do më ndodhte kjo”.- tha Cana duke shpjeguar lotët e tij.



/Ora News.tv/