Tizofët kanë vonuar fillimin e një ndeshje në Belgjikë gjatë fundjavës, por jo për arsyet që ju mendoni.

Tifozët e Charleroi kanë mbushur fushën me kukulla prej pellushi e lodra përpara fillimit të ndeshjes me Ostendin, duke e shtyrë nisjen e saj për disa minuta.

Por askush nuk e mendohet që lodrat duhet të mblidheshin e tu shpërndaheshin fëmijëve të varfër në qytetin belg përpara Krishtlindjeve.

Kjo është një iniciativë bamirëse për të gjithë fëmijët e varfër.

Është viti i dytë që "Storm Ultras 2001" i Charleroi bënë këtë gjest humanitar. 'Teddy Bear Toss' është popullor në ndeshjet e hokejit në akull në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada

/Ora News.tv/