Tifozët maroken i nxjerrin inatin tifozëve izraelit, përleshen në stadium

Tifozët maroken i nxjerrin inatin tifozëve izraelit, përleshen

Maroku nuk arriti të lë gjurmë në Kupën e Botës Rusi 2018, pasi u mposht në dy takimet e para të Grupit B, atë përballë Iranit dhe Portugalisë.

Pikërisht në disfatën e fundit, atë 1-0 kundër kampionëve në fuqi të Europës, mbështetës të ekipit të futbollit maroken u përplasën me tifozët që mbajnë flamuj izraelitë.

Videoja që u xhirua pak sekonda pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin "Luzhniki" në Moskë, tregoi disa tifozë që mbanin fanellat e kombëtares marokene duke u përballur me tifozë që mbanin flamuj izraelitë. Nga kjo ngjarje nuk kishte të lënduar.

EMISIONET