Thumanë-Kashar me PPP, kompania shqiptare dorëzon ofertë të pa kërkuar

Thumanë-Kashar me PPP, kompania shqiptare dorëzon ofertë të

Një kompani shqiptare ka dorëzuar një ofertë të pakërkuar në Ministrinë e Transporteve për ndërtimin e rrugës Thumanë- Kashar. Ky projekt është pjesë e programit të Qeverise të prezantuar si programi “Një miliard euro” dhe parashikohet të ndërtohet në bashkëpunim me privatin. Në total kostoja e këtij segmenti është 244.2 mln euro.

Thumanë-Kashar është segmenti i dytë i cili pritet të konkretizohet në bashkëpunim me privatin.

Burime pranë Ministrisë së Transporteve bëjnë me dije se kanë marrë një ofertë nga një kompani shqiptare për ndërtimin e kësaj rruge.

Kjo kompani do të ketë përparësi në përzgjedhje në momentin që do të realizohet tenderi.

Miratimi i bonusit kundrejt kësaj kompanie me rreth 8.5 pikë pritet të miratohet edhe me vendim qeverie në mbledhjen e ardhshme.

Kostoja e ndërtimit parashikohet të jetë në vlerën 244,202,755 euro.

Kohëzgjatja e projektit është parashikuar për 10 vjet, ndër të cilat 2 vite konsistojnë në fazën e ndërtimit.

Kostot totale te projektit do te përfshijnë shpenzimet kapitale dhe mirëmbajtjen rutinë.

Në këtë propozim përshkruhet ndërtimi i një rruge prej 20.8 km, e cila fillon në Thumanë dhe vazhdon deri në kryqëzimin me autostradën Tiranë-Durrës, me një kryqëzim të ri.

Ky projekt për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës ka si synim që të përmirësojë gjendjen e trafikut dhe infrastrukturën rrugore.

Ky projekt është pjesë e programit te Qeverise të prezantuar si programi “One Billion Euro” sipas të cilit synohet nderhyrja e me njehershme në infrastrukturë duke perdorur investimin nga kapitali privat për fazën e ndertimit, dhe me pas në vitet e ardhshme behet kthimi i investimit duke u paguar nga buxheti i shtetit, bazuar në kontraten e lidhur midis palëve.

Thumanë–Kashar

Vlera        244.2 mln euro

Gjatësia    20.8 km

Kohëzgjatja  10 vite

EMISIONET