Para nisjes drejt Tiranës për protestën kombëtare të opozitës, ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka komentuar nga Shkodra deklaratat e Ambasadave të SHBA dhe BE për shmangie të akteve të dhunës nga protestuesit.

Bardh Spahia: Shmangia e dhunës duhet të jetë e dyanshme. Deri tani opozita dhe Partia Demokratike në veçanti kanë treguar që janë kundër dhunës por nëse nuk reflektohet nga ana e kundërshtarëve tanë atëherë përgjegjësia është e tyre dhe vetëm e tyre. Një gjë është e sigurtë, vullneti i qytetarëve shqiptarë është për të larguar Edi Ramën si e vetmja mënyrë për të garantuar zgjedhje të lira, si e vetmja mënyrë për ta shkëputur njëherë e mirë shtetin shqiptar nga kthetrat e krimit të organizuar dhe bandave të armatosura. Kjo është një betejë për të garantuar dhe siguruar demokracinë që me aq mund dhe sakrifica qytetarët shqiptarë e kanë fituar para 30 viteve.

Paralajmërimeve me burg të autoriteteve ligjore dhe mazhorancës, Spahia u përgjigjet në këtë mënyrë:

Bardh Spahia: Nuk do të ketë asnjë lloj kërcënimi jo me burg por siç e kanë treguar me dekada qytetarët shqiprarë dhe në veçanti qytetarët shkodranë, nuk do të tremnben para asgjëje për ti siguruar këtij vendi  një ardhme dhe perspektivë europiane. Nuk do të ketë asnjë lloj kërcënimi që mund të pengojë vullnetin e qyetarëve të lirë. Është Edi Rama ai që duhet të trembet, të ketë frikë nga burgu i sigurt që e pret.

/Ora News.tv/