Manchester City po bën një sezon spektakolar, me citizens që deri në këtë pikë kanë "rrëmbyer" trofeun e Carabao Cup, kryesojnë kampionatin e Premier League me 18 pikë diferencë dhe janë pranë kalimit në fazën çerekfinale të Uefa Champions League, pas fitores 4-0 ndaj Basel.

Por kjo nuk e ka "surprizuar" yllin e Bayern Munich, Thiago Alcantare që i pyetur për punën që po bën ish-trajneri i tij në Manchester, Pep Guardiola, e ka pranuar se "Qytetarët" po bëjnë një futboll mahnitës por jo sa për ta lënë atë me gojëhapur.

Në një intervistë për "ESPN" Thiago ka thënë:

 “City është i mahnitës, por nuk me lë gojëhapur. Vetëm Messi më lë gojëhapur!".

Një sinjal i fortë ky që as Thiago dhe as Bayern nuk i tremben një përballje të mundshme në Champions me City-n, por rivali për t'u mundur i bavarezëve është Barcelona, dhe konkretisht Lionel Messi.

/Ora News.tv/