Theu rekord me këngën “Zemër”, vdesin 5 persona në koncertin e reperit Soolking

Theu rekord me këngën “Zemër”, vdesin 5 persona

Të paktën 5 persona janë vrarë gjatë një rrëmuje në koncertin e reperit algjerian. Sipas mediave lokale, 20 persona  kanë përfunduar në spital.

Mijëra persona shkuan në stadium për të ndjekur performancën e reperit Abderraouf Derradji, i njohur si Soolking, kur një turmë e madhe njerëzish thyen njërën prej hyrjeve. Thuhet se e gjitha u shkaktua nga organizatorët, të cilët kishin shitur 25 mijë bileta, kur stadiumi mbante vetëm 15 mijë persona.

Ende nuk ka detaje të tjera rreth incidentit, por thuhet se nga pesë viktimat, ishin tre burra dhe dy gra.

Reperi Soolking është tepër i njohur në tregun muzikor ndërkombëtar. Ai mori pëlqimin e publikut shqiptar pas bashkëpunimit me shqiptaren Dhurata Dora.

Dueti i tyre “Zemër” ka thyer të gjitha rekordet pasi numëron plot 246 milionë klikime në Youtube.

EMISIONET