Thellohet skandali, gjimnastja amerikane akuzon ish mjekun e kombëtares për abuzim

Thellohet skandali, gjimnastja amerikane akuzon ish mjekun e kombëtares

Bota e sportit është njollosur shpesh nga abuzimet seksuale dhe gjimnastja amerikane, Simome Biles është sportisja e radhës që ka denoncuar abuzimet.

Katër herë fituesja e medaljes së artë në Lojrat Olimpike ka denoncuar ish mjekun e kombëtares amerikane për ngacmime seksuale.

Edhe unë jam një nga të mbijetuarat që është abuzuar nga Larry Nassar. Më besoni ka qënë shumë e vështirë për të thënë e për të shkruar për herë të parë këto gjëra.

“Janë shumë arsye që deri tani nuk e kam shpërndarë historinë time, por tashmë di që nuk ka qënë faji im."-shkruan në "Twitter" 20 vjeçarja, duke vendosur dhe hashtagun #MeeToo.

Simomem Biles i bashkohet  edhe 140 femrave të tjera që kanë akuzuar Nassar, me këtë të fundit që nëse del fajtor rrëzikon burgim të përjetshëm.

EMISIONET