Thatësira barrë për buxhetin, vetëm në janar u blenë 45 mln euro energji

Thatësira barrë për buxhetin, vetëm në janar u

Mungesa e reshjeve është kthyer në një problem për prodhimin e energjisë elektrike. Kryetari i komisionit të Ekonomisë vetëm pak kohë pasi ka marë postin e Erjon Braçes, ka shprehur kritika për strategjinë e ndjekur si dhe ka ngritur si shqetësim efektin që ka energjia elektirke në buxhetin e shtetit. Nga ana e saj zv.Ministrja e Energjitikës, Dorina Çinari, pranoi se kuotat e Fierzës nuk janë të kënaqshme.

Edhe pse vitin e kaluar prodhimi i energjisë elektrike pati peshën kryesore në rritjen me 4 për qind të ekonomisë së vendit, gjatë vitit 2019 duket se do të kthehet në peshë për buxhetin e 2019.

Vetëm pak kohë pasi u emërua në krye të Komisionit të Ekonomisë, ish-ministri Arben Ahmetaj ka shprehur kritika për strategjinë e ndjekur.

Sipas tij blerja e energjisë në janar është efekt negativ.

Arben Ahmetaj: Mbyllet importi me 45 milion euro.Do t'ju lutesha Fatos që kur vini dhe informoni Komisionin, ndërkohë që është duke u importuar të mos thoni që nuk është duke u importuar. Ju përfaqësoni sistemin energjitik, nuk përfaqësoni KESH-in.

Zv.ministrja e Energjitikës, Dorina Çinari, pranoi se mungesa e reshjeve ka bërë që niveli i ujit në kaskadën e Drinit të jetë i ulët.

Dorina Çinari: Po prodhojmë energji por jemi në kufijtë e nervozitetit të kaskadës, kemi nevojë të blejmë. Nëse nuk ndryshojnë reshjet, jo borë, duhet të kemi shi në veri.

Megjithatë në vitin 2019, qeveria shqiptare parashikon që rritja ekonomike të ketë të njëjtin trend.

EMISIONET