Thaçi: Të rinisin bisedimet pa kushte me Serbinë

Thaçi: Të rinisin bisedimet pa kushte me Serbinë

Pak ditë para Samiti të Parisit, ku liderët e Rajonit do të takohen me kancelaren gjermane dhe presidentin francez, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thekson se bisedimet me Serbinë duhet të zhvillohen pa kushte paraprake.

Kreu i shtetit shprehet për mediat në Tiranë se një marrëveshje mes dy vendeve i hap rrugën Kosovës për t’u aderuar në organizatat ndërkombëtare.

Thaçi: Dialogu duhet të zhvillohet i pakushtëzuar, me suaza të barabarta si dy vende të barabarta si dy vende të pavarura dhe sovrane.

Presidenti i Kosovës përveç angazhimit të BE-së kërkon edhe bashkëpunimin e SHBA për t’u arritur një marrëveshje e pranuar nga Prishtina dhe Beogradi.

Thaçi: Një koordinim maksimal i BE dhe SHBA do të mund të rezultojë me sukses për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Numri një  i shtetit të Kosovës ka vlerësuar me dekorata personalitetet shqiptare nga politika, media dhe sektorë të tjerë për kontributin e dhënë për Pavarësinë e Kosovës.

U vu re mungesa e ish-kryeministrit Pandeli Majko ndërsa ish-kryeministri Fatos Nano, pavarësisht se kishte ftesë nuk u paraqit për të marrë dekoratën e vlerësimit nga ana e Presidentit të Kosovës.










EMISIONET