Thaçi: Taksa duhet të mbetet në fuqi

Thaçi: Taksa duhet të mbetet në fuqi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se aplikimi i taksës prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës u ka vënë importeve të Serbisë dhe Bosnjës, ka qenë vendim i drejtë dhe se duhet të mbetet në fuqi.

Në një konferencë për shtyp ai deklaroi se dialogu mes të Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdojë vetëm nëse ai proces do të jetë i pakushtëzuar.

Kjo masë është përmendur vazhdimisht nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç si arsyetim për bllokim të procesit të dialogut, që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

“Ishte një mesazh shumë i qartë i kancelares gjermane, Angela Merkel, por edhe i presidentit Macron për domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë, më të mirë dhe më të pranueshme mes Kosovës dhe Serbisë për krijmin e një situate më normale. Pozicioni i Kosovës është i qartë: Serbia duhet ta njohë Kosovën pa kushte, por në këtë proces na duhet një përgjegjësi më e madhe edhe e Bashkimit Evropian, gjithmonë duke vlerësuar lart, rolin aktiv, dinamik dhe determinues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës” u shpreh Thaci. 


EMISIONET