Thaçi takohet me Vuçiç: Faza përfundimtare e dialogut, në një të ardhme të afërt

Thaçi takohet me Vuçiç: Faza përfundimtare e dialogut,

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar në Sofje me shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“U pajtuam që faza përfundimtare e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë në një të ardhme të afërt, me një mbështetje unike të BE-së, SHBA-së dhe aktorëve tjerë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas presidentit të Kosovës, ky takim, është “dëshmi e përkushtimit të Kosovës për dialog dhe fqinjësi të mirë, vetëm një ditë para fillimit të Samitit në Sofje”.

Presidenti Thaçi ndodhet në Sofje për të marrë pjesë në samitin e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai ka thënë se me Mogherinin ka biseduar për rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në këtë ngjarje.

Thaçi dhe Mogherini po ashtu kanë biseduar edhe për pritjen e qytetarëve të Kosovës, që këtë vit të lëvizin pa liza në zonën Shengen.


EMISIONET