Presidenti, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një takim në Tiranë me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, me të cilën ka biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Kreu i Shtetit të Kosovës ritheksoi domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen reciproke dhe i hap rrugë Kosovës për t’u bërë anëtare e NATO-së, BE-së dhe OKB-së.

/Ora News.tv/