Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shtëpia e vërtetë e çdo amerikani është në zemrat tona, në zemrën e çdo kosovari.

Ai ka marrë pjesë sonte në inaugurimin e ndërtesës së re të ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë me shtëpinë e re, me ndërtesën e re të ambasadës në Kosovë. Por, shtëpia e vërtetë e çdo amerikani është në zemrat tona, në zemrën e çdo kosovari. Zoti i bekoftë popujt tanë dhe miqësinë tonë të përjetshme! HTH", ka shkruar Thaçi.

/Ora News.tv/