Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se tarifa e vendosur për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, nuk do të hiqet. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, presidenti Thaçi foli edhe për Samitin e Berlinit, që sipas tij, nuk ka nxjerrë ndonjë konkluzion të qartë, derisa kritikoi sërish Bashkimin Evropian për mosunitet.

Ndërkaq, rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, e sheh si të pashmangshëm. Thaçi tha se është kundër shkëmbimit të territoreve, por është i bindur që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, duhet t’i bashkëngjitet territorit të Republikës së Kosovës.

 A pret Thaci që Kosova dhe Serbia sivjet të arrijnë marrëveshje?

Hashim Thaci: Unë shpresoj që po, nëse jo do të humbim dekadë.

/Ora News.tv/