Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaron se thotë se SHBA dhe BE, po inkurajojnë dialogun me mjete paqësore dhe se ai ka mandatin që i jep Kushtetuta, ta përfaqësoj Kosovën në këtë proces.

Presidenti injoron kritikat në adresë të tij dhe thotë se nuk ka arsye që propozimi i tij të ketë efekt domino për vende të tjera, derisa procesi bazohet tek bisedimet paqësore. Ai thotë se është konsultuar për këtë gjë me liderët politikë të Luginës së Preshevës, dhe se ata e kanë shprehur vullnetin për bashkim me Kosovën në referendumin e vitit 1992. 

Ne nje interviste per gazeten "Tema" Meta u pyet se më kë ishte konsultuar për këtë qëndrim nga faktori shqiptar në Kosovë, në Luginën e Preshevës apo me Tiranën zyrtare?

Hashim Thaçi: Jam konsultuar vetëm me përfaqësuesit politik dhe legjitim të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Mirepo e di qartazi që vullneti i qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes për t’ju bashkuar Kosovës është krejt legjitim dhe i njëjti respektohet plotësisht nga qytetarët e Republikes së Kosovës.

Presidenti Thaçi nuk e konsideron tabu, as hapjen e debatit për bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë, gjithnjë duke i qëndruar proceseve paqësore. 

"Për mua asnjë temë dhe asnjë çeshtje nuk është dhe nuk duhet të jetë tabu.  Marrëveshja paqësore eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në skenarin e korrigjimit të kufinjëve, e ritheksoj nuk mund të ketë efekt domino."

Ai thotë se ka një "Plan B" për të dalë nga ky debat pa dëmtuar Kosovën në rast se bisedimet dështojnë.

"E vetmja e vërtetë qëndron në faktin se BE dhe SHBA janë të interesuara dhe inkurajojnë palët që të arrijnë marrëveshje paqësore të pranueshme për të dyja palët"

Kritikëve të tij që mendojnë se eshte në pozitë të vështirë për shkak të izolimit që BE i ka bërë Kosovës dhe problemeve me Gjykatën Speciale dhe po radikalizoni situatën për të qenë faktor kryesor bisedimesh me Perëndimin Thaçi i përgjigjet: Këto janë argumenta plotësisht të pavërteta dhe të paqëndrueshme. Kosova nuk eshte e izoluar dhe është në prag të liberalizimit të vizave. Prespektiva e saj për antarësim në BE është rikonfirmuar nga Strategjia e Fundit e Komisionit Evropian dhe është ripërsëritur në Samitin e fundit të BE në Sofie. Ndërsa Gjykata Speciale është shqetësimi me i vogël që do të mund të ndërlidhej në çfardo forme me ecurinë e dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosoves dhe Serbise."

/Ora News.tv/