Thaçi i përgjigjet Vulin për ndarjen e Kosovës: Tirana nuk ka lajthitur

Thaçi i përgjigjet Vulin për ndarjen e Kosovës: Tirana nuk

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili tha se Serbia të kërkojë dialog me Tiranën për ndarjen e Serbisë. Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", kreu i shtetit të Kosovës u shpreh se një gjë e tillë është e parealizueshme.

"Vetëm marrëveshja direkte në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë ka kredibilitet", u shoreh Presidenti Thaçi.

Pyetja: Zyrtar serbë kanë hedhur sërish idenë e ndarjes së Kosovës ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve; këto ditë Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin tha se Serbia duhet të kërkojë ndarjen e Kosovës, duke hedhur idenë që Beogradi të bisedojë me Tiranën dhe jo me Prishtinën...

Presidenti Thaçi: Shqipëria është vend sovran, Serbia është vend sovran, Kosova është vend sovran; çdo herë Serbia ka pasur pretendime me Tiranën për Kosovën, për të zhvlerësuar shtetësinë e Kosovës, kredibilitetin e saj dhe për të mohuar shtetësinë. Tirana nuk do të bjerë në këtë lajthitje dhe këtë e ka bërë të qartë edhe më herët. Vetëm marrëveshja direkte në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë ka kredibilitet. Çdo përpjekje devijuese është e dështuar, prandaj Tirana e mbështet dialogun, por e mbështet si një vend sovran, sikurse vendet tjera të rajonit. Tendencat për ndarje të Kosovës kanë qenë të hershme, janë edhe sot aktuale dhe do të jenë edhe nesër, por diçka e tillë është e parealizueshme. Kosova është vend Sovran me integritet territorial të respektuar e të garantuar ndërkombëtarisht. Kosova e Serbia duhet të arrijnë marrëveshje dhe atë marrëveshje duhet ta mbështesë edhe Bashkimi Evropian; e kanë mbështetur në takimin që e kam pasur më herët me Nënpresidentin Pence edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë në favor të arrtijes së kësaj marrëveshjeje historike përfundimtare Kosovë-Serbi, e cila do të kishte edhe obligime zbatuese ligjore.


EMISIONET