Thaçi fton Vuçiç për vizitë në Prishtinë

Thaçi fton Vuçiç për vizitë në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se i ka bërë ftesë publike homologut të tij serb Aleksandër Vuçiç për të vizituar Kosovën.

Në një intervistë për median serbe “Remarker”, Thaçi ka deklaruar se ai ende nuk ka marrë ndonjë ftesë nga ana e presidentit Vuçiç, raporton Koha.net.

Remarker: Kur do të shkoni në Beograd apo kur do ta prisni presidentin serb, Aleksandar Vuçiç këtu në zyrën tuaj?

Thaçi: Vuçiç është i ftuar çdo herë nga ana ime në Prishtinë, ndërsa mua më mungon ftesa për të vizituar Beogradin, por jam i gatshëm ta vizitoj. Nëse takohemi në të gjitha kryeqytetet e botës, pse mos të takohemi në kryeqytetet tona, Prishtinë apo Beograd.

Thaçi flet edhe për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve, për hapat që po i bëjnë këto dy shtete.

Intervistën e plotë, Remarker do ta transmetojë më 29 nëntor në orën 18:00.

EMISIONET