Thaçi frikëson opozitën për dialogun: Mund të mbesim si Palestina

Thaçi frikëson opozitën për dialogun: Mund të mbesim

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas kthimit të tij nga Brukseli ka treguar se çfarë kanë biseduar atje. Shefi i shtetit ka thënë se duke qenë se ishte takimi i parë, tani për tani është folur vetëm për kornizën e marrëveshjes dhe asgjë më tepër. Ai thotë se presin ftesën e Mogherinit për takimin e ardhshëm, e që beson se do të ndodhë shpejt.

Hashim Thaçi duke folur rreth dialogut Kosovë Serbi në një konferencë për media, është shprehur se synohet arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

“Kosova ka qenë konstruktive dhe e hapur për ta zbatuar aspiratën e qytetarëve tanë për një jetë më të mirë. Por marrëveshja përfundimtare duhet të jetë ligjërisht obliguese për të gjitha palët, e mirëpres faktin që i gjithë spektri kosovar janë shprehur në favor të dialogu, partitë politike janë duke zhvilluar dialog të brendshëm politik dhe besoj që në fazën përfundimtare të marrjes së një vendimi”, ka shtuar ai.

Komponentë tjetër i këtij procesi, sipas Presidentit, duhet të jetë transparenca, derisa është zotuar se në cilësinë e Presidentit, do t’i adresohet për informimin dhe raportimin  te kuvendi dhe qeveria për këtë fazë përfundimtare të dialogut

“Marrëveshja do të dërgohet për ratifikim në Kuvend për të marr miratimin nga ligjvënësit, bisedimet në këtë fazë pres ashtu siç edhe kanë  filluar të jenë të rënda dhe të vështira. Është një konflikt për më tepër një shekullor që pritet të përmbyllet me njohjen reciproke.

“Pa njohje negociata do të ishin krejt të pakuptimta”, ka thënë ai.

Thaçi i ka përmendur edhe bisedat që janë duke bërë partitë politike në tryeza duke thënë se pret që ato të marrin një vendim dhe t’i bashkohen atij.

Ai po ashtu ka theksuar se nëse bota nuk  e pret Kosovën dhe se nëse nuk shfrytëzohet rasti për të bërë marrëveshje Kosova mund të mbetete si Palestina./Express/


EMISIONET