Thaçi e Haradinaj nuk tremben nga kërcënimet dhe ultimatumet e Serbisë

Thaçi e Haradinaj nuk tremben nga kërcënimet dhe ultimatumet e

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku kanë  biseduar për shumë çështje politike dhe zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Sipas njoftimit nga zyra e Presidentit, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, po ashtu kanë folur edhe për përshpejtimin e procesit për liberalizmin e vizave.

Ishte konstatim i përbashkët se Kosova do t’i respektojë obligimet që ka marrë në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, në këtë takim është biseduar edhe për funksionalizimin e Ekipit Menxhues për themelimin e Asociacionit në një të ardhme të afërt, gjithmonë sipas parimeve të Brukselit, Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Tonet kërcënuese nga Serbia nuk do të kenë asnjë efekt në Kosovë. Institucionet e Kosovës vlerësojnë se dialogu dhe jo ultimatumet është rruga për të ecur përpara për ndërtimin e Kosovës evropiane dhe shumetnike”, është thënë në takim. 


EMISIONET