Thaçi dhe Vuçiç sot do të takohen në Bruksel

Thaçi dhe Vuçiç sot do të takohen në Bruksel

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, do të presë sot në Bruksel presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç.

Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka njoftuar se në takim dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë për të intensifikuar punën që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme në normalizimin e marrëdhënieve, që është jetike për rrugën evropiane të tyre.

Kujtojmë se zyrtarë serbë kanë kërcënuar me ndërprerjen e dialogut, pasi qeveria e Kosovës ka vendosur taksë prej 10 përqind për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

EMISIONET