Tetori është muaji në të cilën Ambasada gjermane ka projektuar të organizojë një sere aktivitetesh kulturore. Ambasadori gjerman, Helmut Hofman, bashkëpunimi me institucionet gjermane në këtë edicion të nëntë dëshmon edhe njëherë marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Gjermanisë. “25 vite të ribashkimit të Gjermanisë, 25 vite të transforimit të Shqipërisë”. Nën këtë moto do të startojë edicioni i nëntë i “Tetorit gjerman”. Ambasadori gjerman, Helmut Hoffman, pohon se bashkëpunimi me institucionet shqiptare në kuadër të tetorit gjerman dëshmon për marrëdhëniet e mira midis dy vëndeve, të cilat në vitet në vijim do të forcohen edhe më tej. Hoffman: “Bashkëpunimi me institucionet shqiptare në këtë edicion të 9 të tetorit gjerman dëshmon edhe njëherë për marrëdhëniet e shkëlqyera që egzistojnë midis Shqipërisë dhe Gjermanisë. Në fokus të këtyre javëve do të jenë projektet që lidhin me njëra- tjetrën kulturën gjermane dhe atë shqiptare që sjellin bashkë njerëz të kulturës nga të dyja vëndet”. Ambasadori gjerman i akredituar në vendin tonë pohoi se motoja e këtij edicioni nuk është zgjedhur pa qëllim: Hoffman: “Jo pa qëllim e kemi zgjedhur këtë slogan. Nëpërmjet tij duam të tregojmë që në 25 vite Gjermani dhe Shqipëria kanë pësuar zhvillime mjaft pozitive në çdo fushë.Nëpërmjet kësaj motoje, por edhe aktiviteteve të organizuara do të vëmë përballë Shqipërinë dhe Gjermaninë e 25 viteve më parë dhe ndryshimeve që ato sot kanë pësuar”. Programi i “Tetorit gjerman” është realizuar në bashkëpunim me partnerë të shumtë gjermanë dhe shqiptarë, një ndër to Telekom Albania.

/Ora News.tv/