Një 28 vjecar kosovarë rezident në provincën e Bolzanos në Itali, është dëbuar nga territori i këtij shteti me akuzën e rrezikut terrorist për sigurinë kombëtare.

Ministri i Brendshëm italian Marco Minnitti ka firmosur dekretin për dëbimin e kosovarit pas një hetimi të Antiterrorizmit të Përgjithshëm italian në bashkëpunim me Policinë e qytetit të Breshës.

28 vjecari kosovar banues në Bolzano ishte sinjalizuar nga shërbimet ndërkombëtare të inteligjencës si person i rrezikshëm, pas rikthimit të tij nga Siria ku kishte luftuar në radhët e ISIS prej fundit të vitit 2014 deri në muajt e parë të 2015.

Hetimet kanë vërtetuar se kosovari ishte aktivist i organizatës radikale islame "Rinia Islame Kacanik" si dhe mbante lidhje konstante me elementë ekstremistë islamikë që vepronin ne territorin siriano-irakian.

28 vjeçari kosovar është riatdhesuar gjatë ditës së djeshme me një fluturim nga Milano në Kosovë.

Me dëbimin e kosovarit mbërrin në 105 numri i personave të larguar nga Italia si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare.

Ndërsa prej janarit të 2015 e deri më sot, sipas Ministrisë së Brendshme italiane numri i përgjithshëm i personave të dëbuar për terrorizëm është 237.

/Ora News.tv/